Telegrafi

Në gjendje të rëndë shëndetësore personi i cili u plagos nga policia gjatë bastisjes në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Një bastisje e shoqëruar me armë zjarri ka ndodhur gjatë të dielës në Prishtinë, ku si pasojë personi i dyshuar ka mbetur i plagosur nga arma e zyrtarit policor.

Përmes një njoftimi për media, policia ka njoftuar se më të arritur në shtëpinë e banimit të personit të dyshuar policia ka hasur në personin e dyshuar, i cili papritmas ka drejtuar armën në drejtim të zyrtarëve policor duke ua rrezikuar jetën e tyre.

Ndërkaq në vetëmbrojtje, një zyrtar policor ishte detyruar të përdorë armën, ndaj personit në fjalë.

Dafina Basholli mjekje kujdestare në Klinikën Emergjente, tha për Telegrafin, se personin e kanë pranuar në Emergjencë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lexo po ashtu Bastisje në Prishtinë, polici në vetëmbrojtje qëllon me armë të dyshuarin

Basholli po ashtu deklaroi se i njëjti është futur në sallën e operacionit prej ku nuk ka dal ende.

“Ne e kemi futur menjëherë në sallën operative për ta reanimuar. Personi ka ardhur në gjendje shumë të rëndë në emergjencë. Kështu që në sallën operative janë duke punuar kirurgët me të. E theksoj se në sallën e operacionit e kemi futur në një gjendje tejet të rëndë ”, tha ajo./Telegrafi/