Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht viktimën bashkëshorten e tij, femër shqiptare.
Në njoftim të Policisë thuhet se ai i ka shkaktuar lëndime trupore gruas.
“Viktima pasi ka pranuar tretmanin mjekësor është liruar ndërsa, i dyshuar pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.