Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy të dyshuar, vëllezër në gjendje të dehur kishin sulmuar fizikisht njëri-tjetrin.
Rasti ka ndodhur më 04.08.2021, në ora 04:40.
“Janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë (vëllezër) pasi që kishin sulmuar fizikisht njëri-tjetrit, të dyshuarit kanë qenë në ndikim të alkoolit”, thuhet në raport.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/