Telegrafi

Në gjendje të dehur rrihen mes vete në Ferizaj, arrestohen dy persona

Foto: Ilustrim

Dy persona janë arrestuar pasi që të njëjtit në gjendje të dehur për motive të panjohura janë përleshur fizikisht ndërmjet vete.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 01:00 në rrugën “12 Qershori”, në Ferizaj.

Po ashtu bëhet e ditur se si pasojë, lëndime ka pësuar njëri nga të dyshuarit, të cilit i është ofruar tretman mjekësor.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë pasi që të njëjtit në gjendje të dehur, për motive të panjohura janë përleshur fizikisht ndërmjet veti. Si pasojë, lëndime ka pësuar njëri nga të dyshuarit, të cilit i është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, në raport bëhet e ditur se njësitet policore tek njëri i dyshuar kanë gjetur dhe sekuestruar një thikë e cila dyshohet se është përdorur në rast.

“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti në proces hetimor”, thuhet në raport. /Telegrafi/