Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, ka njoftuar se sonte (e martë) nuk do të performojë në një nga klubet në Prishtinë.
Kjo për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, teksa në fotografinë që ndau shihet duke marrë trajtim mjekësor.
Ai thotë se do të rikthehet së shpejti, ndonëse këtë kohë ka qenë tejet i angazhuar në çdo vend.
“Njerëz me përulje dhe mirëkuptim më duhet të ju njoftoj se koncerti im sonte në Zone Club është i pamundur për shkak të situatës shëndetësore që kam”, u shpreh ai.
I njëjti tutje theksoi: “Do të kthehemi së shpejti dhe do të festojmë bashkë. Ju dua”.
Ledri po vazhdon të jetë një nga emrat më të kërkuar në treg, pavarësisht se ka një karrierë të gjatë në skenë.
Sivjet, vlen të ceket se ka qenë shumë aktiv edhe me projekte të reja muzikore. /Telegrafi/