Telegrafi

Në Gjakovë konfiskohen 3, 250 pako cigare, dyshohet se ishin të kontrabanduara

Policia ka njoftuar se sot (29 qershor) gjatë kontrollimit të një automjeti në Gjakovë, ka gjetur dhe ka konfiskuar 3,250 pako cigare, të cilat dyshohet se ishin të kontrabanduara.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se me datën 29 qershor 2024, rreth orës 08:20 në rrugën ‘Gasper Karaqi’ në Gjakovë, njësitet patrulluese në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë, kanë ndalur një automjet ‘Skoda’ me targa vendore, i cili drejtohej nga i dyshuari F. L., mashkull i moshës madhore.

“Gjatë kontrollimit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuar një sasi prej 3,250 pako  cigare. Prej të cilave 1500 pako të llojit Marlboro, ndërsa pjesa tjetër e llojit Winston”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Më tej thuhet se pasi që i dyshuari nuk posedonte dokumente përkatëse për cigaret që transportonte, në konsultim me prokurorin e shtetit, ato janë sekuestruar, mbi dyshimin se të njëjtat ishin të kontrabanduara.

Lënda dhe malli i sekuestruar i është dorëzuar autoritetit Doganorë të Kosovës për procedurë të mëtejme. /Telegrafi/