Policia ka arrestuar sot një të dyshuar, pasi i njëjti përmes kamerave të sigurisë është parë duke vjedhur shishe me alkool të shtrenjtë në një qendër tregtare në Gjakovë.
Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Nysret Gjurkaj.
“Me datë 15.01.2022 , në Stacionin policor- Gjakovë është paraqit ankuesi, i cili është punëtor sigurimi në Qendrën tregtare ‘Nertili’ dhe i njëjti deklaron se kishin vërejtur se mungojnë pije alkoolike me vlerë rreth 2000 euro”, ka thënë Gjurkaj.
Më tej ai ka thënë se pasi kanë shikuar kamerat e sigurisë kanë vërejtur të dyshuarin herë pas herë duke shkuar ne qendër tregtare me rroba te ndryshme dhe duke marrë pije dhe sot me datë të lartcekur kishte marrë dy shishe Jack Daniels, me vlerë 160 euro.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori Kujdestar, ndërsa i dyshuari ndalohet në Qendrën e Mbajtjes për 48 orë. /Telegrafi/