Një zyrtar i ujësjellësit në “Gazivodë” ka njoftuar se persona të panjohur kanë vjedhur dy panele solar dhe dy bateri nga pika matëse e nivelit të ujit.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën në fshatin Dobrosevina, në Zubin Potok.
Tutje në raport bëhet e ditur se sipas ankuesit vlera e gjësendeve të vjedhura është rreth 1.650 euro.
“NN. Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i ujësjellësit në Gazivodë, ka njoftuar se persona të panjohur kanë vjedhur dy panele solar dhe dy bateri nga pika matëse e nivelit të ujit. Sipas ankuesit vlera gjësendeve të vjedhura është rreth 1650 euro”, thuhet në raport.
Ndërkaq, nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime. /Telegrafi/