Komuna e Gazi Babës për ndihmë të banorëve të dëmtuar nga moti i ligë ka hapur katër punkte për koordinim në katër lokacione të ndryshme, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Punkte ka në shkollat fillore “Kirili dhe Metodi“ në Stajkovcë, për banorët e Stajkovcës dhe Brnjarcit dhe „25 Мај“ në Hasanbeg, për banorët e Hasanbegut, Ekonomisë dhe Çentos.
Një punkt gjendet në Creshovë tek bashkësia lokale, dedikuar për banorët e vendbanimeve Smilkovcë, Creshovë dhe Bullaçan.
Punkt për ndihma ka edhe në shkollën fillore “Dane Krapçev” në Çento për banorët e vendbanimeve Straçincë, Inxhikovë dhe Pitu Guli./Telegrafi/