Bukuroshja miliardere Kylie Jenner, shquhet për jetën e saj luksoze që bën.
Këtë vit ajo u shpall për të dytin vit radhazi miliarderja më e re në botë nga Revista “Forbes”.
Kylie është e ndjekur nga plot 175 milionë ndjekës në rrjetin social, duke u shquar si një ndër blogeret me më së shumti ndikim në këtë rrjet social.
Ajo ndan herë pas here me ta fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme, teksa së fundmi është kritikuar paksa për përdorimin e tepërt të ‘photoshop’-it.
Duke qenë se shumë fansa janë kurioz për atë se çfarë mund të përmbajë garderoba e saj, së fundmi Kylie publikoi në InstaStory një fotografi të dollapit të saj të këpucëve dhe çantave.
Në dollapin e miliarderes më të re në botë, nuk mungojnë çantat e brendeve të njohura, përfshirë “Hermes”, “Louis Vuitton”, e të tjera.
Ajo ka gjithashtu edhe një ‘mal’ me këpucë të shtrenjta, të cilat do të ishin të lakmuara nga çdo femër.
Kylie Jenner është duke e kaluar periudhën e saj të vetë-izolimit, në rezidencën e saj luksoze në vlerë 56.6 milionë dollarë në Los Angeles. /Telegrafi/