Telegrafi

Në garderobën e Dafina Zeqirit, këndin që çdo femër do ia kishte lakmi (Foto)

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri është shumë aktive në rrjetet sociale.

Ajo ndan çdo ditë me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj, duke treguar për çdo ngjarje që e karakterizon në një ditë të zakonshme të saj.

Lexo po ashtu Synon karrierë ndërkombëtare, por Dafina Zeqiri e tregon me detaje patriotizmin e saj (Foto)

Së fundmi, Zeqiri ka publikuar disa imazhe në InstaStory, përmes së cilave ka prezantuar dollapin e saj të madh të veshjeve.

Ajo çfarë bie menjëherë në sy te fansat me shikim të parë janë raftet e mëdha me atlete dhe këpucë nga më të ndryshmet.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Mesa duket, Dafina është një adhuruese dhe koleksionuese e madhe e tyre, përderisa mban plot të tilla në garderobën e saj.

Ndryshe, këngëtarja në fjalë është shquar gjithmonë për stilin dhe paraqitjen e saj skenike, ku nuk ka zhgënjyer asnjëherë fansat. /Telegrafi/