Site icon Telegrafi

Në Galerinë e Arteve në Pejë, hapet ekspozita Saimir Strati & Friends

Ekspozita shfaq vepra ku pasioni, durimi, kreativiteti, imagjinata e teknikat e veçanta janë pjesë e secilës prej tyre.

Kjo ekspozitë mblodhi shumë artdashës në galeri.

“Ftesa për Pejë ishte shumë befasuese. Për Pejën kisha dëgjuar por nuk kisha shkelur më parë. Në të gjitha vendet e Kosovës ku kisha vajtuar më kanë thënë se këtu është e bukura e Kosovës dhe më tej nuk ka”, ka deklaruar Strati para të pranishmëve.

Drejtori i galerisë në Pejë Turhan Bajraktari ka falënderuar Stratin për gatishmërinë për të organizuar këtë punëtori.

Artisti thotë mes tjerash se ekspozita mes miqve është si një mozaik në vetvete, duke përcjellë emocione dhe vlera të pafundme.

“Çdo pjesë përcjell një ndjenjë unike dhe intensive, nga thellësia e pikëllimit deri në majat e gëzimit. Përdorimi i materialeve të ndryshme, teknikave te veçanta, kreativitetit dhe imagjinates të përkthyera në vepra të ndryshme artistike janë një mjet i fuqishëm për të shprehur këto emocione, duke tërhequr shikuesit në një udhëtim të zemrës dhe shpirtit nëpërmjet mozaikut modern”, ka shkruar strati në Facebook./Telegrafi/

Exit mobile version