Telegrafi

Në Gadime të Lipjanit gjendet mjet i pashpërthyer nga Lufta e Dytë Botërore

Një person ka raportuar në Polici se derisa ishte duke e rinovuar murin e oborrit ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer.

Rasti ka ndodhur në fshatin Gadime të Lipjanit, të hënën rreth orës 13:30.

Njësiti i FSK-së për deminim ka dalë ne vendin e ngjarjes dhe ka marrë mjetin e dyshuar për asgjësim, i cili dyshohet se ka qenë i vjetër qe nga Lufta e Dytë Botërore. /Telegrafi/