Martin Braithwaite është lojtari më i pasur i Barcelonës pasi ka fituar miliona nga një numër sipërmarrjesh biznesi jashtë futbollit.
Reprezentuesi danez ishte një nënshkrim surprizë për Blaugranat në shkurt të vitit 2020 pasi ata aktivizuan klauzolën e tij të lirimit prej 18 milionë euro për ta sjellë atë nga Leganes si një nënshkrim urgjent.
Ai më parë kishte dështuar në Championship me Middlesbrough, duke shënuar vetëm nëntë gola në 40 ndeshje.
Braithwaite thuhet se fiton katër milionë euro në vit në Nou Camp, por kjo është shumë larg nga të ardhurat kryesore të sulmuesit.
Në vitin 2020, Forbes pretendoi se Braithwaite ka bërë para të mëdha nga investime të ndryshme dhe ishte vetëm pas kapitenit Lionel Messi kur ishte fjala për fitimet e përgjithshme.
Në vitin 2017, Braithwaite investoi 850,000 dollarë në një biznes të pasurive të paluajtshme dhe bashkëpunoi me xhaxhain e tij, Philip Michael.
Së bashku, ata zotërojnë pasuri të paluajtshme me vlerë 250 milionë euro dhe janë të shtrirë në zonat e New Yorkut, Filadelfias, Jersey Cityt dhe San Antonio.
Faqja e internetit e kompanisë, nyce.co, thotë se ata kanë 300 milionë dollarë në asete nën menaxhim.
Martin Braithwaite is the second-richest player on FC Barcelona after Lionel Messi, per Forbes.
Braithwaite owns a real estate business with his uncle that has a market value of €250 million as well as a clothing business with his wife and a smart house project in Philadelphia. pic.twitter.com/Xc67g5DTQW
— Zach Lowy (@ZachLowy) July 8, 2021
Për më tepër, Braithwaite ka një biznes veshjesh të quajtur “Trente” me Anne-Laure Louis, një sipërmarrëse franceze, gazetare dhe personalitet televiziv.
Dhe ai gjithashtu ka një restorant të quajtur ‘Gave’ në Barcelonë, i cili gjithashtu i jep atij një copë tjetër pasurie. /Telegrafi/