Site icon Telegrafi

Në fushë, zhveshtore dhe rrugë – pamje nga festa madhështore e Scudettos së 20-të të Interit

Interi ka fituar Scudetton e 20-të dhe festa ishte jashtëzakonisht e veçantë pas fitores së Derby della Madonnina, pasi lojtarët kërcyen, kënduan dhe shijuan fishekzjarrët.

Nerazzurrëve iu desh një fitore kundër rivalëve të tyre të përhershëm, Milanit, për të siguruar titullin e Serie A pesë ndeshje para fundit.

Ata e bënë atë me rezultatin 2-1 falë golave ​​të Francesco Acerbit dhe Marcus Thuramit.

Lexo po ashtu Interi fiton derbin ndaj Milanit dhe shpallet matematikisht kampion i Serie A

Kjo bëri që festimet të nisin brenda San Siros, edhe pse ‘mikpritësit’ e Milanit u përpoqën të mbytin kënaqësinë me muzikën e luajtur me volum të plotë.

Lojtarët duke përfshirë Lautaro Martinez dhe Federico Dimarco u ngjitën në shtyllat e portës për t’iu afruar ultrasve në Curva Nord, ndërsa Thuram vendosi fanellën e tij në një flamur në këndore, pastaj mbi veten e tij përpara.

Edhe babai i tij Lilian Thuram ishte në tribuna për të marrë pjesë në festime.

Festa vazhdoi në dhomat e zhveshjes së Interit me lojtarë si Hakan Calhanoglu, Lautaro Martinez, Marko Arnautovic dhe Nicolo Barella, Yann Bisseck që mbajtën atmosferën kryesore.

 

Dimarco u tha tifozëve të “më prisnin në Piazza Duomo”, vendi i takimit klasik për festimet e titullit në qytet dhe ku ai kishte shijuar këto momente më parë si një tifoz i Interit në rininë e tij.

Kishte madje kohë për një refren mjaft të njohur që dëgjuam në të njëjtat rrugë kur Milani fitoi Scudetton.

Me fjalë pak, festa e Interit ishte madhështore, ashtu sikurse ishte edhe ekipi në sezonin 2023/24 në Serie A. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version