Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se në fundjavë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të herëpashershme me diell.
IHK njofton se të shtunën temperaturat minimale do të variojnë nga -1°C deri në 2°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 7°C deri në 12°C.
Era do të fryjë nga juglindja me intensitet të lehtë deri mesatar.
Ndërkaq, për të dielën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe periudha me diell.
Temperaturat minimale pritet të jenë nga 0°C deri në 2°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 8°C deri në 11°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s. /Telegrafi/