Site icon Telegrafi

Më në fund u zbulua se si më shumë se 30,000 tifozë të Eintracht hynë në stadiumin e Barcelonës – Laporta jep detajet në konferencë për shtyp

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta zbuloi në konferencë për shtyp mënyrën se si 30 mijë tifozë të Eintracht Frankfurtit erdhën në stadiumin Nou Camp dhe mbështetën lojtarët e tyre në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Ligës së Evropës.

Së bashku me Laportën në konferencën për shtyp ishte edhe një punonjës i marketingut të klubit, i cili sqaroi se nga 79.468 tifozë, 37.746 kishin bileta sezonale, ndërsa 34.435 bileta ishin shitur. Sipas rregullave, pesë mijë bileta ishin të destinuara për tifozët vizitorë.

Më tej ai theksoi se në arkë janë shitur 1500 bileta dhe online 23427 bileta. Ai ka treguar gjithashtu se edhe ndërmjetësit kanë pasur bileta dhe se njëri prej tyre ka ‘gabuar’ dhe se kontrata i është ndërprerë menjëherë.

Lexo po ashtu Laporta i zhgënjyer me eliminimin, thotë se do të marr masa ndaj atyre që lejuan 30 mijë shikues gjermanë në Camp Nou

Laporta theksoi se mekanizmat e kontrollit funksionuan shumë mirë dhe se sistemi refuzoi më shumë se 27 mijë kërkesa për blerje biletash nga Gjermania, por tifozët mysafirë erdhën te biletat përmes grupeve për zbritje në bileta dhe abonimeve të tifozëve të tyre.

Në atë mënyrë, sipas mediave spanjolle, janë shitur mbi 7000 bileta.

“Klubi nuk është fajtor për atë që ndodhi në ndeshjen kundër Eintracht Frankfurt, por sigurisht që është përgjegjës. Kjo nuk duhet të ndodhë më. Klubi nuk u ka shitur bileta gjermanëve dhe ne do të marrim masa ligjore”.

Lexo po ashtu Dalin detajet se përse një pjesë e tifozëve të Barcelonës nuk ishin të pranishëm mbrëmë në “Camp Nou”

“Është e rëndësishme për të ditur se kush hyn në stadium dhe kjo është e diskutueshme. Bileta mund të transferohet, por është e rëndësishme të dihet se kush”, tha Laporta dhe shtoi:

“Nuk është e ndaluar të shesësh biletën, nuk mund ta fusim në burg dikë që shet, por mund ta informojmë”.

Kujtojmë se Eintracht fitoi ndaj Barcelonës me rezultatin 3-2 dhe kështu kaloi në gjysmëfinale të Ligës Evropiane. /Telegrafi/

Exit mobile version