Site icon Telegrafi

Në fund të tiganit tremijë vjeçar gjendet djath i djegur (Foto)

Arkeologët në Jutland të Danimarkës e kanë gjetur një tigan tremijë vjeçar, në fund të së cilit ndodheshin mbetjet e djathit të djegur.

Në enën për zierje që i përket Epokës së Bronzit, është menduar se ka mbetje të qumështit, por studimet kanë treguar se kemi të bëjmë me ushqim të përpunuar, transmeton Telegrafi.

Sipas hulumtuesve, personi që ziente është nervozuar shumë që iu ka djegur djathi dhe e ka hedhur tiganin në rrugë. Kjo për shkakun se është gjetur në rrugë, që ndodhet pranë një vendbanimi.

Tani, mijëra vite më vonë po mendohet se bëhet fjalë për rastet e para të përgatitjes së ‘brunost’, që është një djath tradicional norvegjez.

Ky zbulim pritet të hedh dritë për mënyrën si kanë jetuar skandinavët, në këtë periudhë të historisë. /Telegrafi/

Exit mobile version