Vinicius Junior e çoi në këmbë gjithë Santiago Bernabeun në minutën e 71-të kur e shënoi golin e epërsisë për Real Madridin në ndeshjen ndaj Barcelonës.
Los Blancos që në këtë superderbi kishin një tifoz të veçantë në tribuna, e fituan me rezultat 2-0 ‘el Clasicon’ (pasi një gol të vonshëm e shënoi edhe Mariano Diaz).
Duke qenë se Juventusi nuk luajti këtë fundjavë, Cristiano Ronaldo u kthye për herë të parë në stadiumin që i dhuroi shumë suksese për ta mbështetur ish-skuadrën e tij në ndeshjen kundër rivalit të përbetuar.
https://twitter.com/FootyHumour/status/1234231388070653952
Dhe spikati festa e Vinicius në momentin e golit, i cili vendosi të festonte si shtatëshi legjendar i Mbretërve. Pas ndeshjes, braziliani tregoi se bëri këtë veprim.
“Ai (Cristiano Ronaldo) erdhi në zhveshtore në pushim pas pjesës së parë për ta mbështetur skuadrën dhe na dha mbështetje morale. Prandaj festova si ai. Ai është një fitimtar, brenda dhe jashtë fushës”, ka thënë Vinicius. /Telegrafi/
Vinicius Junior 🗣; He (Cristiano Ronaldo) came into the dressing room at halftime to support the team and give us moral support. That’s why I celebrated like him. He’s a winner in & out of the pitch #ElClasico #RMABAR pic.twitter.com/3Cg7Le27qY
— Slay Jimmy 🦍 (@slay_jimmy) March 1, 2020