Telegrafi

“Më në fund sekreti u zbulua” – Mozzik paralajmëron duetin e ri me Kidën

Dy emra të njohur të estrades shqiptare janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.

Bëhet fjalë për reperin Mozzik dhe këngëtaren Kida, të cilët kanë zbuluar se një duet i ri nga ta është drejt finalizimit.

Duke mos dhënë shumë detaje, Mozzik ka publikuar një imazh përkrah Kidës teksa la të kuptohet publikimin e një projekti të ri.

Foto: Instagram

Në imazh reperi shihet i veshur me një kostum ngjyrë bezhë bashkë me një këmishë të bardhë, ndërsa në anën tjetër këngëtarja ka të veshur një fustan të shkurtër me ngjyrë të bardhë dhe kapele të përshtatshme.

“Më në fund u zbulua sekreti. Zoti na bekoftë Orchide”, ka shkruar Mozzik në mbishkrimin e postimit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ndërkohë, kujtojmë që dyshja kanë bashkëpunuar edhe në të kaluarën, vite më parë ata lansuan këngën “Premtimet”.

Ndërsa, i fundit duet nga Mozzik dhe Kida është ai që sollën në vitin 2020 “PP”. /Telegrafi/