Site icon Telegrafi

Më në fund: Marina Vjollca shfaqet krah vjehrrive, në darkën familjare me Getin (Foto)

Lidhja e tyre filloi në vitin 2015, duke u mbajtur fillimisht sekret, gjersa më pas ata pohuan vet romancën e tyre përmes rrjeteve sociale.

Fjala është për çiftin shumë të dashur për publikun, reperin Getoar Selimin dhe prezantuesen Marina Vjollca.

Lexo po ashtu Luana Vjollca shkëlqen krah Krenarit, dyshja fotografohen për herë të parë bashkë (Foto)

Kanë kaluar dy vite prej se ata janë bashkë, mirëpo asnjëherë deri më tani nuk janë shfaqur në një fotografi familjare.

Duket se 35 vjetori i lindjes së Getit ka bërë bashkë gjithë familjen, me ç’rast edhe Marina Vjollca ka realizuar fotografinë e parë pranë vjehrrive.

Lexo po ashtu Brenda ditëlindjes së 35-të, të reperit Getoar Selimi (Foto)

Në një fotografi e cila po qarkullon në rrjetet sociale, çifti shfaqen shumë të lumtur në darkën familjare pranë prindërve të Getit, dhe vëllait të tij, Liberianit. /Telegrafi/

Çifti Getoar dhe Marina në një darkë familjare, pranë prindërve dhe vëllait të Getit.
Exit mobile version