Site icon Telegrafi

Më në fund, Liverpooli ka të skalitur emrin në trofeun e Ligës Premier

Më në fund është skalitur emri i Liverpoolit në trofeun e Ligës Premier.

The Reds kishin pritur më shumë se 30 vite që të merrnin në duar trofeun më të madh në futbollin anglez.

Jurgen Klopp arriti që me skuadrën e tij të thyejnë dominimin e dyfishtë të Manchester Cityt në Ligën Premier, për t’u shpallur kampion.

Liverpooli filloi festimin e titullit në fund të muajit të kaluar, pasi Chelsea fitoi ndaj Citizens.

Nga kjo humbje e Cityt, diferenca në pikë shkoi në plus 23 mes The Reds dhe skuadrës që drejtohet nga Pep Guardiola.

Pas tri dekadash, Liverpooli u shpall kampion, ndërsa tani i është vendosur emri në trofe. /Telegrafi/

Exit mobile version