Telegrafi

Në fund, futbolli bashkon të gjithë: Ronaldo la rivalitetin anash dhe ngushëlloi Salahun gjatë daljes nga fusha

Cristiano Ronaldo duke ngushëlluar Salahun (Foto: Getty Images)

Pjesa e parë e finales së Ligë së Kampionëve mes Real Madridit dhe Liverpoolit përfundoi pa gola.

Por, momenti më i komentuar ishte lëndimi i Mohamed Salah, i cili ia pamundësoi atij vazhdimin e ndeshjes.

Lexo po ashtu Momenti kur Ronaldo i jep shikim vrasës Salahut para daljes në fushë

Egjiptiani gjatë një dueli me Sergio Ramosin lëndoi krahun dhe kështu lëshoi fushën në mes lotëve në minutën e 31-të.

Ajo që ra në sy pastaj ishte momenti kur Cristiano Ronaldo iu afrua yllit të Liverpoolit dhe e ngushëlloi.

Ronaldo pasi ngushëlloi Salahun (Foto: Getty Images)

Edhe pse CR7 i dha një shikim mjaft të ashpër Salahut para ndeshjes, në momente të tilla rivaliteti lihet anash.

Vlen të theksohet se edhe Dani Carvajal u detyrua të lë fushën në minutën e 37-të. /Telegrafi/

Ramos ishte ai që e lëndoi dhe duket se Salah nuk e mirëpret mirë ngushëllimin nga spanjolli (Foto: Getty Images)