Pjesa e parë e finales së Ligë së Kampionëve mes Real Madridit dhe Liverpoolit përfundoi pa gola.
Por, momenti më i komentuar ishte lëndimi i Mohamed Salah, i cili ia pamundësoi atij vazhdimin e ndeshjes.
Egjiptiani gjatë një dueli me Sergio Ramosin lëndoi krahun dhe kështu lëshoi fushën në mes lotëve në minutën e 31-të.
Ajo që ra në sy pastaj ishte momenti kur Cristiano Ronaldo iu afrua yllit të Liverpoolit dhe e ngushëlloi.
Edhe pse CR7 i dha një shikim mjaft të ashpër Salahut para ndeshjes, në momente të tilla rivaliteti lihet anash.
Vlen të theksohet se edhe Dani Carvajal u detyrua të lë fushën në minutën e 37-të. /Telegrafi/