Kim Kardashian po bën disa postime të fshehta në rrjetet sociale tani që ish i dashuri i saj Pete Davidson por përfolët se ka nisur një romancë me Emily Ratajkowski.
Ish-ylli i “Keeping Up With the Kardashians” postoi një citim nga Idil Ahmed përmes InstaStory të premten (18 nëntor) për të parë “pamjen më të madhe” gjatë kohëve të vështira.
“Një gjë që kuptova është se çdo gjë në fund rregullohet. Ndonjëherë edhe më mirë se sa mund ta imagjinoni. Mbaje mend këtë kur ndihesh sikur je në një moment të vështirë ose ndihesh sikur po sfidohesh më shumë”, thuhet ndër tjera në postim.
Tashmë janë bërë tre muaj që kur ylli i “Kardashians”, 42 vjeç, i dha fund lidhjes me komedianin Davidson.
Të mërkurën (16 nëntor), ish-ylli i “Saturday Night Live” festoi ditëlindjen e tij të 29-të me Ratajkowski mes thashethemeve se kanë nisur një romancë.
Kim hyri në Instagram të nesërmen për të postuar foto tejet joshëse në të brendshme, si dhe një postim me një buqetë masive me trëndafila.
Sa për Ratajkowski, prezantuesja e podcast-it “High Low”, 31 vjeçe, aludoi se ajo nuk po takohet me Davidson në një postimi në llogarinë e saj në TikTok.
Ratajkowski gjithashtu “pëlqeu” një postim në Twitter që përmendte “rikthimin” e saj pas divorcit.
Ish-ylli i “iCarly” u nda nga ish-bashkëshorti Sebastian Bear-McClard në korrik, një vit pas lindjes së djalit të tyre Sylvester. Ajo bëri kërkesë për divorc në shtator.
Ratajkowski i tha
në një intervistë të botuar të hënën se vogëlushi i saj është prioritet i saj tani, duke shpjeguar, “mëmësia më ka bërë të rivlerësoj atë që është e rëndësishme për mua”. /Telegrafi/