Site icon Telegrafi

Më në fund bëhen bashkë Edi dhe Driloni, pas fitores së këtij të fundit në Big Brother VIP Kosova 3

Pas përfundimit të edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, miqësitë dhe lidhjet e krijuara brenda shtëpisë po rifreskohen jashtë saj.

Fituesi i këtij edicioni, Drilon Rama, i cili triumfoi pas 100 ditësh qëndrimi në shtëpi, më në fund u ribashkua me mikun e tij më të mirë nga BBVK, Eduart Kuqi.

Edi, i cili ishte gjithashtu pjesë e këtij edicioni, vendosi të largohej nga gara dy javë pas nisjes së aventurës.

Drilon Rama dhe Eduard Kuqi (Foto: Instagram)

Megjithatë, gjatë kohës së tij brenda shtëpisë, ai krijoi një lidhje të fortë me Drilonin, duke e konsideruar atë si një mik të afërt.

Ribashkimi i tyre jashtë shtëpisë ishte një moment i veçantë, duke treguar se miqësitë e krijuara në një ambient kaq të veçantë mund të zgjasin edhe jashtë lojës.

Drilon Rama dhe Eduard Kuqi (Foto: X)

Eduarti ishte një nga mbështetësit më të zjarrtë të Drilonit gjatë rrugëtimit të tij në Big Brother VIP Kosova dhe nuk e fshehu emocionin kur e takoi atë pas triumfit të madh.

Drilon Rama dhe Eduard Kuqi (Foto: X)

Driloni, i njohur edhe si një boksier i suksesshëm, fitoi jo vetëm çmimin e madh, por edhe zemrat e publikut me qëndrimin e tij të vendosur dhe lojën e tij. Ai e vlerësoi shumë mikun e tij Edi për mbështetjen dhe afrimitetin që ndanë brenda shtëpisë. /Telegrafi/

Exit mobile version