Komuna e Podujevës ka njoftuar se sot do të vendoset mamografi mobil në fshatin Lluzhan.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se “Gratë dhe vajzat do të kenë mundësinë të kryejnë kontrolle pa pagesë, falë iniciativës së Ministrisë së Shëndetësisë”.
Mamografi mobil në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Lluzhan do të qëndrojë nga ora 10:00 deri në 14:00.
Komuna e Podujevës fton të gjitha gratë dhe vajzat të përfitojnë nga kjo mundësi për të bërë kontrolle falas tek mamografi mobil. /Telegrafi/