Telenovela e Neymarit sa vjen dhe bëhet më interesante, me lojtarin që ka marr aeroplanin dhe ka udhëtuar për në Kinë.
Udhëtimi për në Lindje bëri që shumë media të spekulojnë se lojtari do të shkojë drejt Katarit.
Në Francë janë të bindur që lojtari do të nënshkruajë për PSG-në dhe tashmë sipas tyre është caktuar edhe vendi.
Lojtari do të zyrtarizohet me Kullën e Eiffelit pas vetës.
Të njëjtën gjë e kishin bërë për Zlatan Ibrahimovic në vitin 2012.
Për këtë PSG ka marrë masa të rrepta sigurie, ndërsa sipas medieve franceze brenda këtyre 48 orëve do të kryhet marrëveshja. /Telegrafi/