Telegrafi

Në Francë të bindur, Neymar lojtar i PSG-së

Mediat franceze raportojnë se tashmë te klubi i PSG-së nuk po e vënë në pikëpyetje transferimin e superylli Brazilian, Neymar.

Sipas L’Equipe, PSG ka nisur direkt negociatat me Barcelonën për transferimin e lojtarit dhe dëshiron që të gjitha procedurat të kryhen mes dyja klubeve dhe të mos involvohet Neymar, për shkak të problemeve me taksat.

Barca ka dërguar një nga agjentët më të mirë të saj, Andre Cury, për të parandaluar largimin e Neymarit, por sipas francezëve kjo është tashmë e paevitueshme.

L’Equipe shton se tashmë nuk është në pikëpyetje se nëse Neymar do të transferohet, por kur do të bëhet zyrtarizimi i tij si lojtar i PSG-së.

Për këtë thuhet se në favor të tyre është fakti që Neymar po hesht dhe ende nuk shtë deklaruar për të ardhmen e tij.

Një burim tjetër i afërt me PSG-në ka treguar për Le Parisien se nuk ka më dyshime te klubi franez dhe se vetëm po presin të konfirmohet dita e testeve mjekësore dhe prezantimit të lojtarit.

Aktualisht Neymar gjendet në turneun parasezonal në SHBA me Barcelonën, teksa pa qartësitë për të ardhmen e tij sa vazhdojnë e thellohen. /Telegrafi/