Site icon Telegrafi

Në fotografitë e reja provokuese, Melinda Ademi: Beso në veten tuaj

Paraqitjet e reperes Melinda Ademi në rrjete sociale janë mjaft të shpeshta, e po ashtu edhe provokuese.

Bukuroshja, e ndjekur në Instagram nga mbi një milion njerëz, ndan me fansat imazhe e video të ndryshme.

Ajo kësaj radhe ka bërë që të komentohet për një tjetër dukje atraktive, me një fustan të shkurtër ngjyrë të gjelbër.

Melinda Ademi (Foto: Instagram)

Siç rëndom bën, 26-vjeçarja ka vënë në pah linjat trupore për të cilat edhe shpesh merr komplimente e komente të ndryshme.

“Beso në veten tuaj”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë njërës nga fotot që ka publikuar në InstaStory.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Melinda Ademi

Ndërsa në imazhet e tjera shtoi: “Ai thotë se jam e keqe, ndoshta ka të drejtë”.

Melinda Ademi (Foto: Instagram)

Sido që të jetë, ky postim i Ademit për vetëm pak orë ka mbledhur 60 mijë pëlqime.

Melinda momentalisht është duke performuar në vende të ndryshme në Evropë dhe më gjerë. /Telegrafi/

Melinda Ademi (Foto: Instagram)

 

Exit mobile version