Site icon Telegrafi

Në fotografinë me Shkurte Gashin, Yll Limani: Kurdo që do të bëjmë këngë bashkë do ta mbysim

Foto: Screenshot/Instagram

Artistët shqiptarë këtë verë kanë qenë shumë të zëshëm me projekte të reja e po ashtu edhe me mbrëmje e koncerte.

Ndonëse nuk iu mjafton koha që të shihen për shkak të angazhimeve, të shumtën e rasteve takimet i kanë nëpër mbrëmjet muzikore ku janë të prenotuar.

E së fundmi një takim i tillë është krijuar në mes të këngëtarit Yll Limani dhe Shkurte Gashit.

Të njëjtit duket se kanë qenë të ftuar në një koncert së bashku dhe me këtë rast kanë realizuar edhe një imazh me njëri-tjetrin.

“Kurdo që do të bëjmë këngë bashkë do të ju mbysim”, ka shkruar Limani.

Lexo po ashtu Publikohet “Mama Mia” nga Shkurta, Bardhi dhe Nora

Mbase në të ardhmen do të realizojnë një projekt bashkë, për të cilin kanë filluar menjëherë edhe pyetjet e fansave.

Një gjë është e sigurt, ky duet do të pëlqehet e nuk ka dyshim se do të jetë një hit. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram
Exit mobile version