Telegrafi

Në fotografinë që e bëri gjatë shëtitjes, i shfaqet edhe një siluetë e frikshme (Foto)

Haley Olgetree nga Georgia e Shteteve të Bashkuara, ka buzëqeshur para aparatit derisa bënte fotografi gjatë një shëtitje me barkë.

Mirëpo, 13-vjeçarja është tmerruar kur e ka parë imazhin, në të cilin shfaqet edhe një siluetë bizare, transmeton Telegrafi.

Prapa adoleshentes shihet vëllai i saj Kolton, ndërsa shumë pranë edhe një hije që ngjanë me një njeri, i cili duket se ka veshur këmishë dhe mbanë kapelë në kokë.

Hija që duket sikur të jetë fantazmë

“Nuk kemi vërejtur asgjë derisa po lundronim dhe peshkonim, por duket se bashkë me ne, ka qenë edhe një shpirt. Mbase ishte për të na mbrojtur”, ka shkruar Olgetree në Facebook.

Në bazë të komenteve, disa kanë thënë që ka ndodhur ndonjë aktivitet paranormal, por të tjerë e kanë vlerësuar si një reflektim.

“Shihet çartë që është fantazmë”, si dhe “pse të mos shkojnë edhe shpirtrat për të peshkuar”, janë dy nga komentet më të ndryshme lidhur me rastin. /Telegrafi/