Telegrafi

Në fotografinë me partnerin, Fifi: Zihemi shumë ama edhe duhemi shumë

Foto: Screenshot/Instagram

Filloreta Raçi – Fifi prej vitesh shijon një lidhje dashurie me biznesmenin nga Shqipëria, Adis Patushi.

Dyshja kanë bashkë edhe një fëmijë, një djalë Theo Mal Patushi, i cili erdhi në jetë në prill të vitit 2023.

Këngëtarja nga Ferizaj së fundmi ka publikuar një fotografi krah partnerit, duke i bërë dhe një dedikim.

“Jemi shumë të ndryshëm, zihemi shumë ama edhe duhemi shumë”, ka shkruar artistja.

Romanca e tyre erdhi pas paraqitjes së Fifit në edicionin e parë të Big Brother VIP Albania.

Adisi më parë ka qenë i martuar me modelen Adrola Dushi, me të cilën ka edhe një djalë.

Fifi dhe Adisi tani jetojnë mes Kosovës dhe Shqipërisë për shkak të familjeve të tyre. /Telegrafi/