Site icon Telegrafi

Në fotografinë me partnerin, Fifi: E dua dashurinë tonë

Foto: Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi-Fifi, vazhdon të jetë një personazh shumë i komentuar në rrjetet sociale.

Kjo më shumë për romancën me biznesmenin nga Shqpëria, Adis Patushi, me të cilin po kalon një kohë të mrekullueshme.

Ajo ka shpërndarë një tjetër fotografi përkrah tij, në të cilin shfaqet duke marrë një përqafim.

“E dua dashurinë tonë”, ka shkruar ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Filloreta Raçi Fifi

Ndërkohë në të njëjtin imazh të publikuar në InstaStory, ai e etiketoi Patushin dhe e quajti ‘Baba’.

Nuk ka treguar më shumë se në çfarë konteksti ishte fjala, gjersa do të shohim në vijim.

Adisi përndryshe për publikun ishte i njohur më shumë si bashkëshorti i modeles Adrola Dushi, me të cilën ndan një djalë. /Telegrafi/

Exit mobile version