Telegrafi

Në fotografi: Skenat e nxehta të Beatrix Ramosajt në klipin e ri (Foto/Video)

Beatrix Ramosaj iu kthye skenës muzikore me këngën “Pa ndjenja”, të cilën e solli me videoklip.

Në videon muzikore, këngëtarja erdhi me disa skena mjaft ‘të nxehta’ që u vërejtën menjëherë nga fansat e saj.

Këngëtarja erdhi tejet atraktive në videon e re (YouTube/“Pa ndjenja”)

Dhe për t’i veçuar disa prej tyre, Beatrix i ka publikuar disa sosh në profilet e saja në rrjetet sociale.

Kujtojmë që muzika e këngës “Pa ndjenja” është bërë nga Tull Production, teksti dhe melodia e këngës janë bërë nga vet këngëtarja, kurse klipi nga Max Production.

Nuk munguan skenat e nxehta me protagonistin mashkull në video (YouTube/“Pa ndjenja”)

Ndërsa më poshtë, përmes fotografive, mund të shihni një përmbledhje të paraqitjes atraktive të këngëtares. /Telegrafi/