Beatrix Ramosaj iu kthye skenës muzikore me këngën “Pa ndjenja”, të cilën e solli me videoklip.
Në videon muzikore, këngëtarja erdhi me disa skena mjaft ‘të nxehta’ që u vërejtën menjëherë nga fansat e saj.
Dhe për t’i veçuar disa prej tyre, Beatrix i ka publikuar disa sosh në profilet e saja në rrjetet sociale.
Kujtojmë që muzika e këngës “Pa ndjenja” është bërë nga Tull Production, teksti dhe melodia e këngës janë bërë nga vet këngëtarja, kurse klipi nga Max Production.
Ndërsa më poshtë, përmes fotografive, mund të shihni një përmbledhje të paraqitjes atraktive të këngëtares. /Telegrafi/