Telegrafi

Në fotografi: Koncerti i Rita Orës për festën e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Rita Ora në Prishtinë, më 18 shkurt 2018 (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Prezenca e Rita Orës ka qenë kryelajmi i festës së dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Fansat e shumtë nga të gjitha trojet shqiptare patën mundësinë që ta ndiqnin nga afër yllin botëror të muzikës pop.

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, Ledri Vula ishte këngëtari, i cili me performancën e hiteve, si “Kings”, “Krejt shokt e mi”, “SRMN” e të tjerë, e përgatiti atmosferën para shfaqjes së yllit kryesor të mbrëmjes.

Lexo po ashtu GJITHÇKA QË DUHET TË DINI RRETH ARDHJES SË RITA ORËS NË KOSOVË

Ajo u shfaq në skenë rreth orës 22:00 pas atmosferës të krijuar nga reperi i popullarizuar i skenës shqiptare.

“I Will Never Let You Down” dhe “Shine Your Light ishin këngët hapëse të performancës së Ritës në Prishtinë.

Ajo vazhdoi tutje me këngë të vjetra dhe të reja, ndërsa nuk harroi që të vallëzonte nën ritmet e muzikës shqipe.

Pas përfundimit të koncertit, festën e zbukuruan fishekzjarrët. /Telegrafi/