Edhe pak minuta na ndajnë nga derbi më i madh lokal në Kosovë, ai i qytetit të Gjilanit, që luhet në mes të Dritës dhe Gjilanit, derbi ky që nuk vlen vetëm tre pikë, por vlen sa nderi i qytetit.
Derbi në mes të Dritës dhe Gjilanit gjithmonë ka sjell rivalitet të madh në fushë, por edhe në tribuna.
Tifozët e të dy skuadrave, ‘Intelektualët’ e Dritës dhe ‘Skifterat’ e Gjilanit janë përkujdesur gjithmonë që atmosfera në këto derbi të jetë sa më e zjarrtë, shkruan Telegrafi.
Këto dy tifozëri gjithmonë kanë mbushur përplot tribunat e stadiumit të qytetit, duke jep një motiv shtesë për futbollistët e skuadrave.
Kështu ka ndodhur edhe para këtij derbi i cili fillon sot(diel) nga ora 13:00, ku në shikim të parë vërehet që nga numri i madh i tifozëve nuk mundesh as gjilpërës t’i bësh vend.
Ekipi i Telegrafit edhe kësaj radhe si çdo herë gjendet në vendin e ngjarjes, ku me anë të fotografive ua ofron lexuesve të saj atmosferën e krijuar nga ky derbi i madh, që luhet jo vetëm për tre pikë, por për nderin e qytetit. /Telegrafi/