Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në Forumin e Prespës që është mbajtur në Ohër Maqedonisë së Veriut.
Kurti ka thënë se gjatë fjalimit të tij ka bërë një propozim, ku ka sugjeruar bashkëveprimin e Uashingtonit dhe Brukselit në Ballkanin Perëndimor, transmeton Telegrafi.
“Për të rinovuar aleancën tonë transatlantike, unë sugjerova bashkëveprimin e Uashingtonit dhe Brukselit në Ballkanin Perëndimor ndërsa ne punojmë për tre qëllime.
1. Demokratizimi duke forcuar sundimin e ligjit.
2. Siguria përmes anëtarësimit në NATO.
3. Uniteti i Evropës përmes anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian“, shkruan Kurti në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.
Kryeministri gjithashtu në fjalimin e tij ka kritikuar Bashkimin Evropian për mos liberalizimin e vizave për Kosovës, duke shtuar se kanë mungesë të unitetit rreth kësaj çështje. Po ashtu, ai ka pohuar se Kosova e refuzon ashpër “Mini Shengenin” dhe se rajoni duhet t’i kthehet agjendës së Bashkimit Evropian. /Telegrafi/
To renew our transatlantic alliance I suggested synchronization of #Washington and #Brussels in the WB while we work on three goals.
1. Democratization by strengthening rule of law.
2. Security through NATO membership.
3. The unity of Europe through WB membership of the EU.— Albin Kurti (@albinkurti) July 2, 2021