Site icon Telegrafi

Në fillim e mohoi, por më pas Liam Payne la të dyshohej se performancat ‘e nxehta’ me Rita Orën ndikuan në ndarjen e tij nga gruaja

Rita Ora Liam Payne (Foto: Tim P. Whitby/Tim P. Whitby/Getty Images/Guliver)

Liam Payne ka lënë të kuptohet se dueti i tij me këngëtaren shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, kontribuoi në ndarjen e tij me Cheryl, 36 vjeçe, vitin e kaluar.

Këngëtari 26-vjeçar u nda nga bashkëshortja pas dy vjet e gjysmë së bashku dhe mbetën miq për hir të djalit të tyre dy vjeçar, Bear, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Por, Liam Payne në një intervistë të fundit tani ka lënë të kuptohet se xhelozia mund të ketë pasur një rol të rëndësishëm në ndarjen e tij me gruan.

Krijuesi i hitit “Strip That Down” kishte bashkëpunuar me princeshën e muzikës pop, Rita Ora, për këngën “For You”, e cila u paraqit si kolona zanore e filmit “50 Shades Freed”.

Dhe padyshim se klipi i kësaj kënge ishte mjaft ‘i nxehtë’, pasi dyshja duhej të dhuronin një performancë sa më prekëse për publikun.

Liam i tha së fundmi revistës Closer: “[Dueti im me Ritën] nuk ndikoi shumë në jetën time personale. Por ndikoi për … por, jo, ishte mirë”.

Rita Ora dhe Liam Payne (Foto: Tim P. Whitby/Tim P. Whitby/Getty Images/Guliver)

Artisti i parapëlqyer i grupit “One Direction” insiston se ai kurrë nuk ka qenë asgjë më shumë se shok me Ritën, duke e cilësuar atë super argëtuese për të punuar me të rreth projekteve të përbashkëta që kanë.

Ai i entuziazmuar tha: “Unë e dua atë, ajo është me të vërtetë e shkëlqyer … Nga të gjitha bashkëpunimet e mia, unë do të them se është një nga të preferuarat e mia”.

Lexo po ashtu Rita Ora kombinon pallton e zezë me dizajnin ushtarak, merr sërish vëmendje në Paris

Liam ka qëndruar afër me Ritën dhe madje e solli të dashurën e tij të re, Maya Henry në eventin e këngëtares shqiptare me markën “Escada”, gjatë Javës së Modës në Paris.

Rita Ora dhe Liam Payne (Foto: Andreas Rentz/Getty Images/Guliver)

Verën e kaluar, Cheryl konfirmoi që ajo dhe Liam ishin ndarë fatkeqësisht përmes një deklarate në Twitter.

Ajo shkroi: “Ne jemi të trishtuar kur njoftojmë se po i ndajmë rrugët tona. Ka qenë një vendim i vështirë për ne që ta marrim.Ne ende kemi aq shumë dashuri për njëri-tjetrin sa një familje. Bear është bota jonë dhe ne ju kërkojmë që të respektoni intimitetin e tij ndërsa lundrojmë rrugën tonë përmes kësaj”.

Ndërkohë, Liam dhe Rita performuan duetin e tyre “For You” në disa shfaqje të mëdha, si BRIT Awards dhe The Global Awards, ku gjithmonë u shquan për interpretimin e tyre fantastik. /Telegrafi/

Rita Ora dhe Liam Payne në BRIT Awards 2018 (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version