Telegrafi

Në fillet e lidhjes, Mauro Icardi kishte kontaktuar edhe me femra tjera pos Wanda Naras

Mauro Icardi dhe Wanda Nara (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Mauro Icardi dhe Wanda Nara janë një prej çifteve më të popullarizuara në botën e futbollit, ndërsa së fundmi ka dalë në dritë një ngjarje interesante nga fillet e lidhjes së tyre.

Siç dihet, çifti është njoftuar përmes Maxi Lopezit, i cili asokohe ishte bashkëshorti i Wandas dhe bashkëlojtari i Icardit te Sampdoria.

Nuk zgjati shumë dhe Nara i dha fund martesës me Lopez dhe filloi lidhjen me Mauron. Mirëpo, në fillim të lidhjes me të, sulmuesi aktual i Interit kishte pasur edhe romanca me femra të tjera.

Gazetari argjentinas, Angel de Brito, ka folur për programin televiziv Los Angeles de la Manana duke treguar se Icardi i ka pasur dy telefona, njërin prej të cilëve e ka mbajtur të fshehur nga Wanda.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Wanda Nara

“Kur Wanda dhe Mauro u takuan, Mauro i kishte dy telefona celularë, ndërsa një ditë njëri u zhduk. Njërin ishte telefoni i tij zyrtar, kurse tjetri për ‘gjëra të vogla'”.

“Një ditë, Wanda ishte hidhëruar, sepse e kishte gjetur telefonin për ‘gjërat e vogla’. Ishte një telefon për femra, gjë që ishte në rregull, sepse asokohe ai nuk ishte në lidhje serioze. Mirëpo, kur Wanda e kishte gjetur, ata ndodheshin në një jaht dhe ajo e ka gjuajtur në det”, ka treguar De Brito.

Ata kishin arritur ta tejkalonin atë episod dhe u martuan në vitin 2014, para se të bëheshin me dy vajza (Francesca dhe Isabella), derisa Nara i ka edhe tre fëmijë të tjerë nga martesa me Maxi Lopez. /Telegrafi/