Telegrafi

Në Ferizaj mbahet minimaratona ”Vrapojmë me policinë tonë”

Foto: Ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bashkëpunim dhe në mbështetje të Komunës së Ferizajt dhe në përkrahje të OJQ-së ” Kuvendi i të rinjëve të Ferizajt” sot, organizon minimaratonën tradicionale ” Vrapojmë me Policinë tonë”.

Sipas njoftimit, ky aktivitet fillon nga ora 14:00 në sheshin e Komunës në Ferizaj, transmeton Telegrafi.

Policia bën të ditur se, ky aktivitet fillon nga ora 14:00 në sheshin e komunës në Ferizaj dhe organizohet për nderë të ditës së çlirimit të Ferizajt dhe vitit jubilar të 150 vjetorit të themelimit të Ferizajt. /Telegrafi/