Një video rrëqethëse që shfaq momentet e kalimit të tornados përmes fshatit Luzhicë në rajonin Hodonin, ka treguar fuqinë shkatërruese të erërave të shkatërronin gjithçka që u dilte përpara.
Tornadoja goditi pjesën jugore të Çekisë, përgjatë vijës kufitare me Austrinë dhe Sllovakinë, ku si pasojë humbën jetën të paktën katër persona, transmeton Telegrafi.
“Tornado lëvizte me shpejtësi prej 220 kilometra në orë. Thjesht ka pastruar të gjitha shtëpitë që i dilnin përpara, veturat por edhe ka shkulur drunjtë”, thuhet në kumtesën e shërbimit meteorologjik Dagmar.
Tornádo doslova v přímém přenosu.
Autentický záznam příchodu tornáda od jednoho z obyvatel obce Lužice na Hodonínsku dokumentuje nevídanou ničivou sílu přírodního živlu, který zpustošil jednu oblast na jihu Moravy.#tornádo #Lužice pic.twitter.com/LkVw8TtUgD
— Události Brno (@UdalostiBrno) June 25, 2021
Në fshatin Hrush që është një prej katër fshatrave që është goditur më së rëndi, pothuajse gjysmën e shtëpive i ka shndërruar në rrënoja.
Ministria çeke për zhvillim lokal, ka ndarë rreth 17 milionë euro nga për rimëkëmbje, pasi që disa shtëpi janë dëmtuar dhe duhet të shemben plotësisht.
E pa energji elektrike kanë mbetur rreth 75.000 shtëpi, e pa gaz mbi 2.000 tjera e pa valë të telefonisë mobile rajone të tëra. /Telegrafi/