Site icon Telegrafi

Në dyvjetorin e lidhjes, Sin Boy i dedikon këngë Rinës

Rina Balaj dhe Sin Boy (Foto: Instagram)

Artistët e njohur Rina Balaj dhe Sin Boy ditën e sotme (e diel) festojnë përvjetorin e dytë të lidhjes së tyre.

Lajmin e kanë bërë të ditur në rrjetet sociale, gjersa në këtë ditë artisti nga Greqia i bëri një dhuratë duke publikuar një projekt dedikuar partneres së tij.

“SagapoTëDua” mban titullin kjo këngë që tashmë është e disponueshme në platformën Spotify.

Rina Balaj (Foto: Instagram)

“Urime përvjetorin, dy vite”, ka qenë përshkrimi i reperit nga Greqia, ndërkohë sipër imazhit Rina shkroi, “dhurata më e mirë ndonjëherë, e jotja përgjithmonë”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rina Balaj

Krahas kësaj, dyshja po vazhdojnë të punojnë së bashku në projekte të reja dhe momentalisht janë duke e shijuar suksesin e albumit të përbashkët të ri, që e sollën muaj më parë.

Rina Balaj (Foto: Instagram)

Rina dhe Sin Boy që nga fillimi i vitit janë izoluar në Durrës dhe atje po kalojnë kohë mjaft të mirë së bashku. /Telegrafi/

Exit mobile version