Site icon Telegrafi

​Në dy raste të ndara arrestohen dy të dyshuar, njëri prej tyre oficer korrektues

Policia e Kosovës sot në dy raste të ndara ka arrestuar dy persona për falsifikim të parave dhe marrje ryshfeti.

Në një komunikatë për media thuhet se personi i dyshuar me inicialet H.P. (1997) është arrestuar pasi tek ai janë gjetur 1100 euro të falsifikuara, të cilat janë konfiskuar me këtë rast.

Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje deri në 48 orë. Policia nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me rastin.

Në rastin e dytë, hetuesit policorë nga Sektori për Hetimin e Korrupsionit, në flagrancë kanë arrestuar B.R., (1972) nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale marrje ryshfeti.

I dyshuari, oficer korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, dyshohet se ka mundësuar futjen e disa gjërave të ndaluara në Qendrën e Paraburgimit në Prizren për një person të paraburgosur.

Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit i dyshuari dërgohen në mbajtje deri në 48 orë.

Exit mobile version