Site icon Telegrafi

Në dy ditët e ardhshme, mot i vranët dhe mundësi për reshje shiu

Foto: Arkiv

Mot me diell dhe pjesërisht i vranët do të vazhdojë të mbajë gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit.

IHMK ka njoftuar se vranësirat në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të Dukagjinit, ditën e shtune, kanë mundësi të shoqërohen me reshje shiu.

Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.

Indeksi UV do të jetë i lartë, andaj këshillohen qytetarët që kanë probleme me sëmundje kronike, të mos iu ekspozohen rrezeve direkte të diellit nga ora 10-17, ndërkohë që kushtet agrometeorologjike vazhdojnë të mbeten të mira, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.  /Telegrafi/

Exit mobile version