Telegrafi

Në Dubai hapet biblioteka mbresëlënëse, që ka formën e mbajtëses së Kuranit

Në Dubai javë më parë është hapur biblioteka mbresëlënëse, që ka formën e mbajtëses së Kuranit e shërbimet brenda saj janë plotësisht të robotizuara.

Pyetjet që i bën vizitori, përgjigjet i merr nga roboti, ku procesi i marrjes së një libri është plotësisht i automatizuar, transmeton Telegrafi.

Në kulmin e ndërtesës gjenden dritare që mundësojnë të ketë ndriçim të mjaftueshëm natyral. Me këtë veprim është reduktuar përdorimi i energjisë elektrike.

Biblioteka përdor ujë, sistem të klimatizimit për ruajtjen e hapësirave të gjelbëruara. Në të gjendet hapësira për lexim të qetë, e para se gjithash është e dedikuar për personat autik dhe ata që kanë nevojë për koncentrim të madh derisa lexojnë.

Në bibliotekë është qendra më e madhe kulturore në këtë pjesë të botës. Ka 1.1 milion libra të shtypur dhe digjital. Janë të ekspozuara edhe partiturat muzikore, kopjet e gazetave nga e tërë bota si dhe koleksione shumë të shtrenjta.

Në mesin e tyre edhe një kopje unike e Kuranit, atllasit dhe dorëshkrime që datojnë nga shekulli i XIII. Për ndërtimin e kësaj biblioteke në Dubai janë ndarë 270 milionë dollarë. /Telegrafi/