Site icon Telegrafi

Në Drenas, pesë të plagosur me armë zjarri (Video)

Pesë persona janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri dhe një tjetër nga goditjet me mjete të forta, si pasojë e një zënke mes dy grupesh në Drenas.

Rastin e ka konfirmuar për klankosova.tv, Bajram Krasniqi nga Drejtoria rajonale e Policisë në Prishtinë.

Sipas Krasniqit,  dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë transferuar në QKUK për trajtim të mëtejshëm.

Përveç të plagosurve me armë zjarri edhe një person tjetër raportohet të jetë lënduar rëndë nga sulmi me mjete të forta.

Exit mobile version