Një person ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij, pasi viktima nuk kishte ndjek mësimet online.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 14:00 në fshatin Komoran, në Drenas.
Siç thuhet në raport, viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe pastaj është intervistuar në prani të punëtorit të QPS-së dhe avokatit mbrojtës.
“I dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit-fëmijës së tij, të cilit i ka shkaktuar lëndime, dyshohet për shkak se, viktima nuk kishte ndjek mësimet online. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe pastaj është intervistuar në prani të punëtorit të QPS-së dhe avokatit mbrojtës”, thuhet në raport.
Ndërkaq, në raport bëhet e ditur se i dyshuari ishte larguar nga shtëpia, por ka premtuar se do të paraqitet në stacionin policor lidhur me rastin. /Telegrafi/