Jeffrey Epstein dyshohet se ka bërë “video seksuale” të Princit Andrews, ish-presidentit amerikan Bill Clinton dhe miliarderit Sir Richard Branson, sipas dokumenteve te fundit të gjykatës për pedofilin miliarder.
Pretendimet e lartëpërmenduar janë bërë nga Sarah Ransome, e cila thotë se ishte viktimë e Epstein, shkruan Sky News.
Andreë mohoi kategorikisht çdo keqbërje. E zëdhënësja e kompanisë Virgin Group foli në emër të Branson.
“Në një raport të New Yorker të publikuar në vitin 2019, Ransome pranoi se “krijoi” kasetat. Ne mund të konfirmojmë se pretendimet e Sarah Ransome janë të pabaza”, u tha nga Virgin Group.
Përfaqësuesit e ish-presidentit amerikan nuk deshën të komentojnë akuzat.
Ransome pretendoi në fragmentet e emailit se një tjetër ish-president i SHBA, Donald Trump, kishte marrëdhënie seksuale me “shumë vajza”.
“E di që shoqja ime ka pasur marrëdhënie të rregullta seksuale me Trump në rezidencën e Jeffrey-t në Nju Jork”, shkroi ajo.
Princi Andrew është tërhequr nga jeta publike dhe nuk përdor më titullin Lartësinë e tij Mbretërore, pas polemikave rreth miqësisë së tij me Epstein.
Ai pagoi miliona funte për të zgjidhur një padi me Virginia Giuffre, e cila e akuzoi atë për sulm seksual ndaj saj kur ajo ishte 17 vjeçe.